Bekim Baliqi
Kushdo që ka votuar së paku njëherë në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë nuk ka se si të mos jetë i zhgënjyer nga dalja në to, nga partitë dhe kandidatët e votuar dhe definitivisht i dëshpëruar nga premtimet e harruara menjëherë pas votës së marrë. Nëse nuk ju kujtohen të gjitha ato premtime s´është aspak çudi. Ngase na janë premtuar shume, gati edhe sa mrekullira hyjnore. Realishtë mjafton veç të e pyesim vetën; A kemi më shumë rrymë, më shumë vende pune, më shumë shëndetesi, shkencë dhe kulturë sesa me parë, apo mos kemi më pak gropa ne rrugë, më pak ndërtime të egra, më pak korupsion dhe nepotizëm sesa para zgjedhjeve të fundit? Përgjigja e sinqertë do të jetë sigurishtë dhe kategorikishtë mohuese. Në lidhje me demagogjine për pavarësinë e monotonshme, as që ia vlenë të diskutohet më gjerësisht, sepse në “njohjen formale” të saj, më nuk besojnë as vetë ata që e propagandonin këtë ditë e natë.
Nëse tashti lidershipi kosovar arsyetohet se institucioneve iu duhet legjitimiteti dhe kjo arrihet përmes zgjedhjeve, atëherë vërtetë politika kësaj here ia kalon edhe parodisë më të rëndë. Është kjo një farsë e llojit të vet. Edhe një zhvleftësim tjetër i jetës politike në Kosovë. Pyetja qenësore është; çka mund të ofrojnë kandidatët e propozuar konkretisht për këtë elektorat të stërlodhur nga arroganca e pushtetarëve? Dhe, në fakt; sa do të ishin reale dhe të realizueshme premtimet e tyre. Këta pushtetarë e kane diskualifikuar vetvetën nga mundësia e rizgjedhjës dhe nga një votim i merituar. Abstenimi shumë i lartë i elektoratit në zgjedhjët e kaluara është indikator i qartë se partitë politike në Kosovë kanë probleme serioze me kredibilitetin e tyre karshi shoqërisë kosovare, me kandidatët e futur në liste në baza jaranie dhe servilzmi, si dhe probleme me konfuzitetin programorë e ideologjik. Aq më shumë kur populli reduktohët në elektorat të dëgjueshëm dhe në votues lojal, në menyrë që pas zgjedhjeve të shendrohet prapë në spektator pasivë të një politike të keqe. Ishin ata pak zgjedhës deri tani, që votonin por nuk zgjedhnin askënd. Ishin ata partizanë besnik që sybullur votonin për partinë (lexo: klanin) e "tyre".
Në esencë zgjedhjet s´janë thjeshte për të legjitimuar institucionet e as vetëm për të zgjedhur parlamentin e ri, siç spjegohet shpesh në media nga përfaqesuesit ose “analistët” politik. Zgjedhjet jane me shume, qe permes votebesimit nje politike e caktuar- zakonishte e perfaqesuar nga ndonje parti ose koalicion partiak, të i ofrohet mundesia për realizimin e projekt-propozimeve dhe programeve të ardhshme qeveritare brenda mandatit të dhënë. Dhe në anën tjetër zgjedhjet janë një mekanizëm demokratik që mundëson qytetarëve zgjedhjën e përfaqesuesit të tyre politik me qëllim që ky i fundit t´i mbroj dhe përfaqëson interesat e tyre. Thënë edhe ndryshe, zgjedhësit përmes votës zgjedhin të deleguarit që do të ishin pastaj në shërbim të qytetarëve.
Mirëpo për fat të keq, në rastin tonë zgjedhjet ishin deri tani vetëm zgjatje e afatit kohor për malverzime dhe keqpërdorime të mëtutjeshme si dhe përseritje të nje politike të dështuar.
Përkundër të gjitha këtyre fakteve, krahasuar me votimet e mëparshme, një risi ofrojnë këto zgjedhje megjithatë, një grimcë shprese se megjithatë mund të ndryshojmë diçka me votën tonë, se zgjedhja jonë është një mundësi për një ndryshim pozitiv. Ndoshta ky optimizëm është edhe naivitet i imi, por ia vlenë që të dilet në këto zgjedhje dhe të votohet për atë dhe ata kandidatë i cili respektivisht të cilët e meriton/ meritojne vërtetë për të iu dhënë një shansë e re. Edhe pse lista e kandidatëve nuk ndryshon aq shumë prej zgjedhjeve të tjera, e me këtë edhe politika s´do të ndryshojë sa dhe siç duhet, megjithatë këto zgjedhje mund të ndikojne pozitivishte në zbutjen e gjendjës së rënd socio-ekonomike dhe të e dinamizoj sado pak ketë amulli politike në Kosovë. Për fat të keq shumë opsione s´kemi në dispozicion; ose të mendojme mirë kë do ta zgjedhim, duke shpresuar se kësaj here politikanet s´do të shëndrohen në kriminele ordinere me kravata. Apo mos të dalim fare në votime dhe të presim ndonje çudi që të ndodhë vetvetiu në këtë vend ku dita-ditës nëntoka mafiose merr pushtet gjithnjë e më të fuqishëm.
Shumë alternativa për ndryshime nuk kemi, ose përmirësim të politikbërjes përmes zgjedhjeve demokratike ose përmbysje të pushtetit përmes revoltës së dhunshme. Për vete, me shpresë se kësaj here në vend të Votimit me të vërtete do të Zgjedhim, preferoj të parën.
Freitag, 9. November 2007
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen